Padia e Olsit ndaj Bardhit, Abilekaj: SPAK në shërbim të Ramës, shërbëtor i pushtetit

Padia e Olsit ndaj Bardhit, Abilekaj: SPAK në shërbim të Ramës, shërbëtor i pushtetit

16:20, 25/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj e konsideron si të panevojshëm dhe të cunguar njoftimin e SPAK për padinë e Olsi Ramës.

Abilekaj, përmes një postimi në rrjet shprehet se me njoftimin gjysmak, SPAK ushqeu mediat e Ramës, që mashtruan po qëllimisht opinionin, se Gazment Bardhi, kreu I Grupit Parlamentar të PD, nuk ka bërë kallëzim.

Sipas Abilekajt, loja e SPAK në shërbim të Ramës, vetëm sa e ekspozon më keq si shërbëtor të pushtetit.

“E vërteta që fshehu SPAK për t’ i dhënë ushqim Ramës është se Bardhi nuk mund të bënte kallëzim kur faktet që dispononte nuk janë të reja, por të arkivuara në SPAK. Ai bëri një kërkesë që dosja e arkivuar, me këto fakte që ai i bëri publike të rihapet sepse ka mbetur pa u hetuar”, shkruan Abilekaj

Postimi nga Enton Abilekaj

SPAK bëri një njoftim të panevojshëm dhe të cunguar për padinë e Olsi Ramës. Me një komunikatë të pakërkuar për shtyp sqaroi se e rrëzoi padinë e Olsi Ramës për kallëzim të rremë sepse i padituri, Gazment Bardhi, nuk ka bërë kallëzim.

Me këtë njoftim, qëllimisht gjysmak, SPAK ushqeu mediat e Ramës, që mashtruan po qëllimisht opinionin, se Bardhi nuk ka bërë kallëzim.

E vërteta që fshehu SPAK për t’ i dhënë ushqim Ramës është se Bardhi nuk mund të bënte kallëzim kur faktet që dispononte nuk janë të reja, por të arkivuara në SPAK. Ai bëri një kërkesë që dosja e arkivuar, me këto fakte që ai i bëri publike të rihapet sepse ka mbetur pa u hetuar.

E vetmja mundësi ligjore që kishte, njësoj si në rastin e McGonigal, ku përsëri nuk bëri kallëzim, por i kërkoi SPAK të merrte dosjen në SHBA për të filluar hetimin. Sot ka një hetim për McGonigal për shkak të kërkesës që ka çuar Bardhi.

Kallëzimi në të dyja rastet nuk mund të bëhet, sepse personi nuk është disponuesi ekskluziv i fakteve, por i referohet një dosjeje ekzistente.

Kështu që loja e SPAK në shërbim të Ramës, vetëm sa e ekspozon më keq si shërbëtor të pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco