'Sikur Bujar Osmani të kishte qenë i vetmi kandidat shqiptar, do të ishim në raundin II në zgjedhjet presidenciale'

12:56, 25/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar Nevrij Ademi nga Maqedonia e Veriut, në një prononcim për SYRI TV, tha sot se nëse shqiptarët do të ishin paraqitur vetëm me një kandidat në zgjedhjet presidenciale të vendit, me siguri që ai kandidat do të ishte sot në balotazh me partinë VMRO-DMPNE, kandidaten e saj Gordana Siljanovska-Davkova.

“Vlen të theksohet, - tha Ademi ndër të tjera gjatë një interviste, -  se në asnjë moment nuk duhet që të lejohet VMRO-DPMNE të ketë çelësin e Presidencës se ne e dimë që në momentin kur ajo ka udhëhequr shtetin, cilat kanë qënë problematikat gjegjësisht të shqiptarëve këtu te ne (Maqedoni e Veriut).

Nëse nuk do të kishim një kandidat të dytë shqiptar, sot shqiptarët do të ishin në raund të dytë në zgjedhjet presidenciale dhe do të kishim një mbështetje të të gjithë pro-europianëve.

Mua me të vërtetë më vjen keq që pala maqedonase nuk e ka kaluar nacionalizmin për të votuar një kandidat shqiptar, sepse Bujar Osmani, me votat që ka mbledhur, të kishte pasur dhe të kishte qenë vetëm një kandidat shqiptar, ne tani do të ishim në rend të dytë dhe do të kishim konkurent Hristijan Mickoski-n dhe VMRO-DPMNE.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco