VIDEO/ Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin për gjobëvënie

VIDEO/ Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin për gjobëvënie

12:46, 25/04/2024
A+ Aa A-

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Basha dhe Erion Isufin.

Mësohet se Kalaja i ka kallëzuar penalisht këta shtetas për akuzën e Falsifikimit të Dokumentave, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

"Subjekti i kallëzuar është deputeti Lulzim Basha i cili referuar provave në bashkëpunim me shtetasen Aurela Basha, Erion Isufi kanë konsumuar vepra penale duke filluar që nga shtrëngimi me anë të kanosjes për përfitim pasurie, e cila në zhargonin e përditshëm quhet gjobëvënie.

Po ashtu ai është kallëzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion pasiv në kohën kur ishte ministër i transporteve e shumë akuza të tjera.

Unë kam paraqitur në SPAK prova të reja që lidhen me lotimin në amerikë për foton me presidentin Trump dhe për të cilin flitet se janë para ruse."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco