Meta lajmëron zhvillime: Ndryshimi në Maqedoni tregoi se nuk pranohen skenarët e shpopullimit

Meta lajmëron zhvillime: Ndryshimi në Maqedoni tregoi se nuk pranohen skenarët e shpopullimit

12:22, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se nuk ka kushte për aleance me Berishën, pasi ky i fundit nuk do të bënte kurrë kompromis me Edi Ramën.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime.

“Kusht është që Berisha mos të bëjë kompromis me parimet e tij, që mendoj se nuk bën kurrë, dhe me regjimin e Edi Ramës. Asnjë kusht tjetër.

E përshëndes doktorin për qëndresën e tij. PD duhet të organizohet më shpejt dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Zhvillimet do të jenë shumë më të shpejta.

Ndryshimi që ka ndodhur në Maqedoni, që do të ndodhë dhe më fuqishëm, është se nuk pranohen skenarët e shpopullimit dhe defaktorizimit për qëllime mafioze”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco