A do të kandidojë Kryemadhi? Meta: Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Pro fraksioneve!

A do të kandidojë Kryemadhi? Meta: Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Pro fraksioneve!

12:20, 25/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat, ndërsa kujtoi konventën e 27 prillit.

Ai i bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në garë për kandidaturat, për pozicione në PL, teksa u pyet nëse do të kandidonte Kryemadhi apo jo. Meta tha se ishte pro fraksionit.

 “Ne jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Dera është e hapur për presidentin, në konventën e 27 prillit. Gara është e hapur për zv/presidentin apo zv/presidenten. Këto janë dy figura kryesore që zgjedh konventa. Kushdo është i ftuar që të marrë pjesë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco