Doli lakuriq në sytë e rreth 60-mln italianvë: Përpjekja e dëshpëruar e Ramës te La Repubblica për të bërë diversion mes italianësh

Doli lakuriq në sytë e rreth 60-mln italianvë: Përpjekja e dëshpëruar e Ramës te La Repubblica për të bërë diversion mes italianësh

11:15, 25/04/2024
A+ Aa A-

Pas përpjekjeve të dështuara për të intimiduar drejtuesit e Rai-t me telefonata, të ngjashme me ato të Lavrovit, Edi Rama gjëti dje një shteg, dje, te La Repubbica për depërtuar me propagandën e tij bajate në publikun italian, duke u munduar të shpëtojë disi imazhin e menderosur me fakte nga programi i televizionit shtetëror Rai3.

Një ndër tezat pas të cilës Rama u përpoq të kapet dëshpërimisht, ishte bërja e rolit të viktimës se gjoja Rai3 po sulmohen shqiptarët dhe se media italiane luftën e ka me Melonin dhe jo me atë.

I gjendur në kushtet kur rreth 60-milionë italianë, të cilëve ua kishte paraqitur veten si artist-politikan, kanë parë me prova dhe faktë në dokumentarin e “Report” se ai nuk është gjë tjetër veçse një kryeministër i korruptuar, i lidhur me krimin e organizuar dhe narkotrafikun familjarisht dhe një autokrat që kontrollon tërësisht drejtesinë e vendit të tij, kjo gjë u vu re edhe nga komentet e shumta që qytetarët italianë bënin në postimet e Rai-t dhe La Repubblica-s, Rama gjeti një shteg për diversion mes italianësh.

Një herë duke bërë rolin e viktimës se gjoja po i sulmojnë popullin dhe jo atë, pra, atë popull që ky e vjedh dhe i ka marrë peng drejtësinë, dhe një herë duke u munduar të fusë ‘xixa’ se sulmi në fakt i drejtohet Melonit.

Intervistës së tij për programin “Metropolis”, në televizionin online të gazetës La Repubblica, për të reaguar në lidhje me emisionin mbi Shqipërinë në Rai3, megjithatë, ia demontoi sërish zëvendësdrejtori i Rai3, i cili në intervistë ekskluzive për Syri Tv e krahasoi me Lavrovin e Rusisë dhe u tallë me përrallat e Ramës me gjyshe.

Rama ka mashtruar sërish audiencën e La Repubblica kur ka thënë se ai nuk sheh se ku është lidhja politike e Engjëll Agaçit në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Ndërkohë që vetë Engjëlli i tij e ka pranuar këtë gjë.

Pjesë nga reagimi i Edi Ramës për La Repubblica:

 “E para nuk shoh aktivitetin dhe lidhjen politike të një avokati penal shqiptar. Ky person në 2013 e la Italinë dhe erdhi në Shqipëri.

Nuk shoh lidhjen mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje. Pse duhet të bënte hap  pas? Ndërkohë që është një figurë institucionale që ka udhëhequr ekipin tonë drejt kësaj marrëveshje. Nuk më duket se gabohen nëse them që edhe ai edhe avokati që është trajtuar si kriminel, e nuk i dhanë as të drejtë për të kundërshtuar, trajtohet dhe baltoset si të ishte një kriminel. Vetëm për një arsye. Për të sulmuar kryeministren tuaj dhe kjo është në të drejtën tuaj, po ç’hyn avokati shqiptar dhe Shqipëria në këtë mes.

Ai nuk është as një njëri i fshehur as i penduar. Eshtë një figurë institucionale dhe në dispozicion.

Publikut i janë  vënë përpara gjëra që unë as nuk i kam thënë kurrë. Unë nuk e di nëse Meloni mendon për zgjedhjet me këtë marrëveshje, por edhe nëse e bën nuk është krim. Ndërsa ai më ka vënë në gojë sikur unë kam thënë që Meloni e do këtë marrëveshje për të fituar zgjedhjet” tha Rama ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco