KAFE SHQETO/ Teliti: Tirana është kthyer në një KÇK....

10:53, 25/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emision e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Dorjan Teliti, Këshilltar për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike. Ai ka dhënë komentet e tij për cilësinë e jetës në Tiranë për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe rrugëve pa kurrfarë orientimi.

Flavio Qarri: Akset e reja rrugore. Janë dhënë leje ndërtimi ne buzë të autostradës, një gjë që unë se kam parë në asnjë vend të botës. Veçanërisht në pikat hyrse, kyçe. A ka logjikë kjo gjë.  

Dorjan Teliti: Është mungesa e duhur e planifikimit të duhur. Pra në vend që, patjetër që mund të ndërtohet në buzë të autostradave por duhet të ndërtohet kryesisht pjesa e sipërmarrjes, e biznesit, po jo pallateve të banimit jo. Ne çdo aks dhe po të shohësh ne vende të tjera jashtë. Unë kam jetuar jashtë për vite. Patjetër që autostradat apo unazat e mëdha të qyteteve kanë qenë me ndërtesa në pjesën anësore të tyre por kanë qenë ndërtesa industriale që kanë qenë të lidhura me sipërmarrjen me biznesin. Nuk kanë qene zona banimi ato.

Tirana është bërë një KÇK e madhe. Gjej çfarë të gjesh. Kap troje bosh, ndërto pa kriter, pa planifikim. Rëndësi ka që të jepen disa leje ndërtimi, të marrin disa miq dhe shokë ca leje e të shiten disa milionë euro apartamente, të pasurohen ca njerëz. Të paguhet ai 8 përqindëshi i infrastrukturës që më ato para të behën ca pagesë për 5D e kështu me radhë. Pra jemi në një amulli të madhe që nuk i përgjigjet nevojave që ka kryeqyteti ....

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco