Skandali me aksidentin e djalit të Tom Doshit/ Drejtori i Policisë së Lezhës telefonoi shefin e qarkullimit

Skandali me aksidentin e djalit të Tom Doshit/ Drejtori i Policisë së Lezhës telefonoi shefin e qarkullimit

11:17, 24/04/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Elezi, është marrë në pyetje nga prokuroria, në lidhje me rastin e aksidentit te djalit të ish-deputetit Tom Doshi.

Sipas burimeve, Elezi, të martën e 23 prillit, për rreth 2 orë ka dhënë shpjegime në lidhje me rolin e tij, përballë prokurorit Sabri Kastrati dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore.

Organi i akuzës ka dyshime se ai ka ndërhyrë përmes një telefonate te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike.

Krahas procedimit për shpërdorim detyre, pritet të regjistrohet dhe akuza e ndikimit të paligjshëm, kjo në varësi të vijimësisë së hetimeve.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se me vendim të prokurorit është vënë në sekuestro makina tip "Lexus" e James Doshit, me të cilët bëri aksidentin në datën 17 mars.

Kujtojmë se Alfred Elezi është denoncuar nga kreu i opozitës, Sali Berisha për lidhje me 'kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco