Berisha publikon FOTO-n/ Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë

Berisha publikon FOTO-n/ Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë

12:00, 03/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një denoncim të nje qytetari që tregon se si u vodhën zgjedhjet në Lezhë nga eksponentë të krimit, policisë dhe Partisë Socialiste në këtë qytet.

“Mandati i Pirinit qëndron mbi krimin”!, shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë:

Kriminelë e narkobanditë që vodhën zgjedhjet në Lezhë! Mandati i Pirinit qëndron mbi krimin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha!

Shumë e turpshme kur Drejtori i Policisë ne Lezhë Alfred Elezi eshtë pjesë e shtabit te Partisë Socialiste e ku mes tyre janë dhe eksponentë të krimit organizuar si Eraldo Smaçi personi në rreth në krahun e djathtë të fotos e aktualisht Drejtori i Bujqësisë Bashkia Lezhë, ish i dënuar për pjesmarrje në organizata kriminale të krimit organizuar...!

Pra Pjerin Ndreu ka bashkuar Policinë e Shtetit me Shtabet e PS...!

Ndjesë se lapsus

Alfred Elezi në të djathtë e Eraldo Smaçi në të majtë siç e shikon foton perballë..!

Pershendetje Doktor Berisha !

Uroj të jeni mirë familjarisht.

Informacionin që ju kam derguar pë Drejtorin e Policisë Vendore të qarkut Lezhë Alfred Elezi është plotsisht e vertetë.

Në periudhen e zgjedhjeve vendore 14 Maj 2023, Alfred Elezi ka qenë Zv/Drejtori i Policisë për Rendin dhe për "kontributin barbar "në zgjedhje duke dhunuar shtabin e Doktor Pashk Gjonit, kandidat i PD, eshtë shperblyer nga Pjerin Ndreu duke e bërë Drejtor Policie në shkelje të Ligjit "Për Gradat në Palicinë e Shtetit"...!

Tani Alfred Elezi edhe pse Drejtor Policie është bërë pjesë e Shtabit Politik te Partisë Socialiste bashkë me kontigjentët e Krimit Organizuar në qarkun Lezhë.

Faleminderit për mirkuptimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco