Reagimi i shqiptarëve bën ambasadorin britanik të reflektojë: Shmang kreun e bandës '5D' nga postimi Facebook

Reagimi i shqiptarëve bën ambasadorin britanik të reflektojë: Shmang kreun e bandës '5D' nga postimi Facebook

13:42, 23/04/2024
A+ Aa A-

Ditën e premte, 19 prill 2024, qindra qytetarë dolën, për të disatën herë, në protestë kundër korrupsionit galopant të Erion Veliajt dhe kupolës drejtuese të Bashkisë, ose e njohur si afera korruptive “5D”, pesë drejtorët e Erion Veliajt.

Protesta ndaj kryebashkiakut Veliaj është ndër të rrallat protesta masive që zhvillohet kundër një kryebashkiaku në Shqipëri në gjithë historinë e pluralizmit shqiptar.

Dhe kjo vjen për faktin se Erion Veliaj e ka ngritur korrupsionin në nivel kriminal, të padëgjuar më parë.

Revolta e qytetarëve ditën e premte para dyerve të bashkisë u shoqërua me hedhjen e disa kërcaskave para dyerve të institucionit që vjedh në mënyrë të organizuar taksat e qytetarëve të Tiranës.

Kjo gjë u shoqërua me një reagim të shëmtuar të ambasadave të huaja në Tiranë, veçanërish spikaste ai i amabsadës Britanike ku thuhej se, kërcaskat e qytetarëve të zemëruar ndaj vjedhjes së plot 30 mln eurove nga banda “5D” ishin dhunë.

Lexo edhe: Ambasadori britanik: Lëreni Lalin të vjedhë i qetë

Ndërkohë që shqiptarët kanë parë se si protestohet në Londër, apo Paris nga qytetarët kur u cënohet qoftë edhe diçka e vogël, jo më kur u vidhen 30-milionë euro në mënyrë të organizuar.

Siç shihet më poshtë, reagimi i ambasadës britanike në rrjetin social është i pashembullt, pasi nuk përmend në asnjë rresht korrupsionin bashkiak të drejtuar nga Veliaj.

REAGIMI

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.”

Image

Ky reagim nuk ishte rastësi pasi afrimiteti i Veliajt me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith ësthë i njohur në Tiranë.

Dhe pikërisht në ditën e këtij reagimi absurd, kapoja i bandës së hajdutëve “5D” ndodhej në një aktivitet me ambasadorin britanik në duke folë për lidershipin. Pra, ndërkohë që para bashkisë protestohej kundër vjedhjes së 30-milionë eurove nga drejtorët e besuar të Veliajt, ky u fundit ligjëronte para të rinjve dhe ambasadorit King-Smith për lidershipin, si model lidershipi.

Reagimi i ambasadës Britanike u prit shumë keq nga mediat, gazetarë dhe intelektualë të vendit të cilët patën reagime të ashpra ndaj asaj që e cilësuan si marrje nën mbrojtje të kreut të bandës “5D”.

Kjo gjë mesa duket ka bërë që ambasadori Alastair King-Smith të reflektojë dhe në publikimin e sotëm të aktivitetit të Akademisë së Lidershipit është kujdesur që të fsheh Erion Veliaj nga fotot dhe teksti i postuar në faqen zyrtare të ambasadës britanike, siç shihet edhe më poshtë. Reagimi i shqiptarëve ka bërë që ambasadori të ftillohet dhe të mos ripërsërisë dy herë të njëjtin gabim duke u asociiuar me të.

ImageImage

Pra, siç u pa qartë edhe në videon e mësipërme, Erion Veliaj ka qenë në aktivitet, ka folur, ka dhënë edhe këshilla të rinjve si të bëhen si ai, por ambasadori britanik ka kuptuar se të mbrosht një njëri të korruptuar është kosto për të dhe e ka “fshehur” sikur ai të mos ketë qenë fare i pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco