Konventa e PL, çelet gara për President dhe zv.President

Konventa e PL, çelet gara për President dhe zv.President

22:45, 19/04/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë do të mbajë konventën e saj në 27 prill, ku pritet të miratohet dokumenti i ‘5 prioriteteve’, statuti, por edhe struktura drejtuese, përfshi Presidentin dhe zv.Presidentin e kësaj partie.

Përmes një njoftimi zyrtar, pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, bëhet e ditur çelja e garës dhe paraqitja e kandidaturave.

“Të gjithë anëtarët e KDK që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e:

President i Partisë së Lirisë

ZëvendësPresident  i Partisë së Lirisë

janë të lutur të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIM

Të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshirojnë të paraqesin amendime apo shtesa në dokumentin e "5 prioriteteve" dhe në Draft-Statutin, t'i paraqesin ato me shkrim në adresën e email: ehaxhinasto@yahoo.com ose në adresën e email: info@partiaelirisë.al deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

Gjithashtu të gjithë anëtarët e KDK që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e:

President i Partisë së Lirisë

ZëvendësPresident  i Partisë së Lirisë

janë të lutur të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco