Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Protesta kundër Veliajt/ Ja si tallet rrjeti me ambasadorët që u merakosën për flakadanët

Protesta kundër Veliajt/ Ja si tallet rrjeti me ambasadorët që u merakosën për flakadanët

21:28, 19/04/2024
A+ Aa A-

Disa nga diplomatët e akredituar në Tiranë janë kthyer objekt humori dhe talljesh në rrjetet sociale, pas reagimeve që bënë pothuajse në kohë rekord, lidhur me protestën para Bashkisë së Tiranës.

Diplomatët reaguan të shqetësuar për flakadanët që u hodhën në një nga dyert e Bashkisë, e kthyer në një vendstrehim për drejtorë të korruptuar, arrestuar, të kapur në vjedhje dhe ku kapo i skemës së përmbysur të mafies, për të vjedhur miliona euro është Kryebashkiaku.

Erion Veliaj është kapur në kushtet e flagrancës, por ende SPAK nuk ka mbërritur në zyrën e tij, edhe pse drejtorët i ka në qeli.

Por për ti dhënë nota humori, ashtu sikundër është përpjekur edhe Veliaj të trajtojë vjedhjen e 30 mln eurove, kanë menduar edhe diplomatët, që përfaqësojnë vende ku kryeqytetet e tyre jo janë përballur me skena të tilla molotovësh, por edhe janë djegur.

Në asnjë prej këtyre vendeve nuk ka pasur asnjë ambasador apo Ambasadë që të reagonte ndaj asaj që në Tiranë, diplomatët e nderuar, e quajnë dhunë.

Gjithsesi nuk është çudi që kjo lëvizje ambasadorësh përmes deklaratave të tilla qesharake, të jetë një bashkëpunim i ri me një dimension tjetër.  

Për një moment imagjinoni, që për ti kthyer nderin ambasadorit të BE-së në Tiranë, të reagojë ambasadori i Shqipërisë në Bruksel, dhe të dënojë protestat që janë zhvilluar apo do të zhvillohen atje.

Një prej faqeve të njohura për meme, Lolita, ka postua në rrjet një variant se si mund të ishte reagimi i Ambasadës Shqiptare në Belgjikë.

“Ambasada Shqiptare në Belgjikë dënon aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qëndrore të Bashkimit Evropian.

E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët”, shkruan faqja e njohur në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco