Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Protesta te Bashkia e Tiranës/ Berisha: Ju shënuat një prag-fitore të merituar në një betejë të shenjtë

20:28, 19/04/2024
A+ Aa A-

“Ju shënuat një prag-fitore të merituar në një betejë të shenjtë”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar, duke komentuar protestën e zhvilluar paraditen e së premtes te Bashkia e Tiranës.

Berisha tha se beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

“Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve. Është betejë për qenien e tyre.

Është betejë për Shqipërinë.  Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.

Është betejë për qenien e tyre.

Është betejë për Shqipërinë.

Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë.

Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja.

Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Është fitorja e kombit shqiptar.

Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar.

Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm.

Luftë frontale kundër korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco