Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Muçollari: T'i kthejmë Tiranës dinjitetin e nëpërkëmbur

Muçollari: T'i kthejmë Tiranës dinjitetin e nëpërkëmbur

19:44, 19/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, u shpreh sot në protestën e organizuar para Bashkisë pas skandalit korruptiv me 5D, se ajo çfarë ka ndodhur në Bashki është një prej gjërave më poshtëruese në këto dekada, ndaj qytetarëve, të rinjve e të rejave, pensionistëve, familjarëve dhe gjithë komunitetit.

"Keta vjedhin, kapen duke futur duart në taksat e qytetarëve, dhe pastaj edhe të tallin, të thonë se nuk keni ç'të na bëni. Ndaj sot është e rendesishme të ngrihemi e të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve, të të rinjve, pensionistëve, familjarëve dhe fëmijëve që po rrisim në këtë qytet", u shpreh Muçollari.

Anëtari i kryesisë pati dhe një përballje me policinë, ku u kërkoi forcave të rendit që të mos fshihen pas maskave, por të shfaqen, pasi kjo rezistencë ndaj abuzimit, bëhet edhe për ata.

Protestat e qytetarëve, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozitës po zhvillohen pas zbulimit të skandalit 5D, ku rezultoi se drejtorët më të rendësishëm të Erjon Veliajt kishin krijuar një kompani duke përvetësuar mbi 22 milionë euro nga buxheti i Bashkisë.

Drejtorët e Veliajt janë në burg, ndërsa përgjegjësi kryesor, kryebashkiaku mbahet i paprekur nga SPAK. Kjo ka krijuar revoltë tek qytetarët e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco