VIDEO/ Patronazhistët në aksion, ushtria e ‘robotëve’ të Veliajt i serviloset ambasadës së SHBA

VIDEO/ Patronazhistët në aksion, ushtria e ‘robotëve’ të Veliajt i serviloset ambasadës së SHBA

16:49, 19/04/2024
A+ Aa A-

Patronazhistët e Lalit të Bashkisë, i identifikuar si kapo i bandës ‘5D’ janë hedhur në aksion.

E ndërsa zinxhiri komandues ndodhet në qeli apo nën hetim për vjedhjen e 30 mln eurove përmes ‘5D’ kompanisë së krijuar nga drejtorët e Veliajt, ky i fundit po mundohet të shpëtojë duke gjetur qoftë edhe mes rrjeshtash mbështetje.

Dhe sot Veliaj ka menduar ta gjejë mbështetjen në deklaratat e ambasadave që dënojnë aktet e dhunës, duke iu referuar molotovëve të hedhur në derën e bashkisë nga qytetarë të irrituar.

Dhe pikërisht kjo frazë, duket se ka vënë në punë ushtrinë e ‘robotëve’ të Erion Veliajt që kanë mbytur me pëlqime dhe komente postimin në rrjet të ambasadës së SHBA.

Por në të njëjtën deklaratë thuhet “e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci…”, çka duket se edhe Ambasada e SHBA pohon se në bashkinë e Tiranës ka korrupsion.

Ndoshta po të ishin thelluar më pak ‘robotët’ e Veliajt do të mendoheshin dy herë për ti bërë pëlqime, ri-shpërndarë apo komentuar pozitivisht në reagimin e Ambasadës.

Video e mëposhtme tregon atë se çfarë ka ndodhur nga patronazhistët e Veliajt që janë hedhur në aksion, për të përmbushur direktivat e kokës së bandës ‘5D’. Të paktën sot kanë bërë një punë, për disa minuta, përtej asaj të përditshmes që pastron xhepat e qytetarëve, kanë shtuar reache-t në faqen e ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco