‘Përplasje, molotov, të infiltruar dhe...’/ Protesta në bashkinë e Tiranës nëpërmjet fotove

‘Përplasje, molotov, të infiltruar dhe...’/ Protesta në bashkinë e Tiranës nëpërmjet fotove

12:44, 19/04/2024
A+ Aa A-

 

Shoqëria Civile, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur dhe nga opozita kanë zhvilluar një protestë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimeve të bërë nga SPAK për korrupsion në këtë bashki.

Disa orë përpara protestës, policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë filluar grumbullimin dh dislokimin rreth bashkisë së Tiranës. Në ndihmë të masave për të mbrojtur godinën e bashkisë janë instaluar dhe rrethime metalike.

ImageImageImage

Protestuesit fillojnë mbledhjen e parë rreth orës 11 të paradites. Organizatorët e mbështetur nga qytetarët e shumtë grumbullohen përpara bashkisë për të nisur protestën dhe menjëherë nisin konfrontimet e para ndërsa bashkia lyhet me bojë të zezë.

ImageImageImage

Të gjithë organizatorët por edhe përfaqësues nga opozita dhe anëtarë të këshillit bashkiak mbajnë fjalën e tyre për të denoncuar me fakte të gjitha grabitjet që janë bërë nga drejtorët dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Image

Policia nuk lejon futjen e këshilltarëve në ambientet e bashkisë, edhe pse kjo është një detyrim kushtetuese policia ka zgjedhur të zbatojë urdhrat partiak. Kundër këtij vendimi protestuesit kanë reaguar forcërisht duke carë gardhin metalik.

ImageImage

ImageImageImageImageImageImage

Në protestë policia kishte futur të infiltruar të cilët janë zbuluar nga pjesmarrësit por fatmirësisht ndaj tyre nuk ka pasur reagime te dhunshme por janë këshilluar që të rrinë larg dhe të ndalojnë të tilla provokime.

ImageImage

Protestuesit kanë vijuar vijuar protestën e tyre dhe kanë paralajmëruar protesta të fuqishme në ditët në vijim derisa kryebashkiaku të përfundojë në burg dhe të mbajë përgjegjësi për këtë skandal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco