Protesta/ Dorjan Teliti: Erion Veliaj me bandën e tij vodhi mbi 30 milionë euro

11:29, 19/04/2024
A+ Aa A-

Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës, ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit.

Teliti: Të dashur protestues, shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës, kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve, nuk është e tij.

Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për t'u dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për t'u dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes.

Janë të mbyllur për biznesin, por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D.

Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t'i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin.

Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco