Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta konferencë me gazetarët

VIDEO/ Bylykbashi: SPAK të lerë ato certifikatat që merr në seminare dhe të hetojë korrupsionin zgjedhor

18:47, 17/04/2024
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi tha se rekomandimet e OSBE/ODIHR nga ato teknike që ishin në 2013 janë rënduar edhe më shumë nga zgjedhjet në zgjedhje.

Bylykbashi tha në ‘Task Force’ në Syri Tv se nëse nuk ka vullnet politik, çdo ndryshim në ligj është i pamjaftueshëm.

“Ne jemi atje për të gjetur zgjidhje, për një nga problemet më të mëdha në Shqipëri që janë zgjedhjet.

Ne do të synojmë konsensusin, pra kompromisin me palën tjetër. Nëse do të mendohet veto që në fillim atëherë s’ka dialog.

Ajo që unë konfirmoj është vullneti i opozitës për të qenë konstruktive në këtë proces, pasi nga zgjedhjet opozita është e dëmtuara. Pra ne kërkojmë rregulla loje që në zgjedhje të respektohen dhe palët të jenë të barabarta”, tha Bylykbashi.

 Ai tha se dy vite u humb koha lidhur me reformën zgjedhore, ndërsa tani kërkohet që të realizohet për dy muaj.

“Prioritet është vota e diasporës, por ne do të kërkojmë edhe votën e detyruar, pra qytetari të ushtrojë me detyrim të drejtën e votës.  Ashtu siç mbrojmë me ligj sekretin e votës, duhet mbrojtur edhe liria e votës”, tha Bylykbashi.

Ai tha se detyrimi për të votuar është aspekt ligjor administrative, ndërsa blerja apo shitja e votës është vepër penale, trajtohet si korrupsioni.

“Rekomandimi i OSBE/ODIHR është shpullë për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ligji është, kërkohet zbatimi i ligjit. Këta heronjtë e fëmijëve tanë duhet të dinë se nëse ka një korrupsion agresiv është ai zgjedhor”, tha Bylykbashi. Në vijim ai shtoi se këta të SPAK le të lenë ato certifikatat që marrin nëpër seminare apo trajnimet që bëjnë, port ë godasin korrupsionin zgjedhor që është nëna e të gjitha korrupsioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco