VIDEO/ Bylykbashi: Reforma zgjedhore synon të garantojë rotacionin politik

18:22, 17/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, në ‘Task Force’ në Syri TV, tha se qëllimi i reformës zgjedhore është të garantojë rotacionin politik, pasi është detyrim kushtetues.

Ai tha se plani i parë është rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit, duke shtuar se ky që kemi sot nuk është 2008 por i 2020, i cili është toksik dhe duhet ndryshuar.

“Duhet të rikthehen koalicionet me listën e përbërë, pasi kjo i jep më shumë peshë partive të vogla. Ajo që propozojmë ne është rikthimi te koalicioni me listë të hapur të partive. Kjo është bërë nga 2003 deri në 2020, dhe ky mekanizëm ka prodhuar dy herë rrotacione, njëherë në 2005 dhe njëherë në 2013-ën.

Qëllimi kryesor i kësaj reforme është të garantojë rotacionin politik, është detyrim kushtetues.

Marrëveshja e 5 qershorit u duatrokit nga kancelaritë më të larta, që nga Pompeo në Uashington.

Rekomandimet e ODIHR flasin për shitjen e votës, për cënimin e fshehtësisë së votës, për presionin ndaj votës, për patronazhimin”, tha Bylykbashi.  

Ai thotë se ODIHR në raportin e tij pas zgjedhjeve i rekomandon institucioneve që të dënojnë fenomenet që cënojnë votën. Bylykbashi tha se pas këtij raporti edhe ambasadat kanë kyçur gojën sepse fenomene të tilla nuk janë trajtuar nga organet e drejtësisë, përfshi edhe SPAK-un.

Bylykbashi tha se ndryshimet në 2008 vinin bazuar mbi dy rekomandime: një nga OSBE/ODIHR dhe tjetri nga BE.

Bylykbashi tha se qëllimi i asaj reforme ishte shuarja e gjeneratorëve të krizave.

Ai tha se reforma në atë kohë ndryshoi sistemin, sikundër zgjidhi çështjen e gjeneratorëve të krizave.

“Pjesa më e madhe e debatit që bëhet në gjithë këto vite është një debat i painformuar. Në sistemin partitokratik që kemi, ku kryetarët e partive vendosin personat që duan, dhe një nga rreziqet më të mëdha, është kur partitë marrin emrin e Kryetarit.

Ne kemi provuar mazhoritarin e pastër, sistemin gjerman, kemi provuar sistemet mikes, kemi provuar sistemet e deformuara të sistemit gjerman, më pas provuam proporcionalin spanjoll. Merr sisteme ndër më të mirët, siç mund të jetë ai gjerman, dhe veri në kontekstin e vullnetit negativ shqiptar, do të dështojnë”, tha Bylykbashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco