SYRI TV/ Përplasja Meta-Dumani, reagojnë ambasadat e SHBA, BE dhe Britanisë: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë

17:51, 17/04/2024
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA në Tiranë, Delegacioni i BE dhe ambadadori britanik kanë reaguar pas përplasjeve mes kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Ambasada amerikane thekson se mbështet profesionistët e drejtësisë dhe prokurorët që respektojnë ligjin. Delegacioni i BE deklaroi se intimidimet ndaj anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Në të njëjtë linjë u shpreh  edhe ambasadori britanik, i cili theksoi se duhet të vijojnë përpjekjey për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë

Nga SYRI TV

Pas përplasjeve mes Kryetarit të PL-së, Ilir Meta dhe kreut të SPAK, Altin Dumani ka reguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se qëndrojnë në krah të institucioneve që gëzojnë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin.

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e shqipërisë. shba qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë”

Përplasjet Meta-Dumani sollën edhe reagimin e Delegacionit të BE në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, deklarohet se sulmet ndaj  anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci

 “Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. ne mbështesim dënimin e KLP të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër spak. Bashkimi evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Edhe  ambasadori britanik, Alastair King-Smith reagoi lidhur me debatet e fundit mes Metës dhe Dumanit, , ku shpreh mbështetjen ndaj SPAK.

Mbretëria e Bashkuar shpreh mbështetjen  për prokurorinë e posaçme të shqipërisë, spak dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Diplomati britanik shprehu edhe angazhimin e mbretërisë së bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e spak,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco