Xhaferri: TIMS, Xibraka, charteri i luksit dhe udhëtimet  me bosët e krimit, arsyet pse Rama dhe Balla u bënë avokatët e Ervin Muçës!

Xhaferri: TIMS, Xibraka, charteri i luksit dhe udhëtimet me bosët e krimit, arsyet pse Rama dhe Balla u bënë avokatët e Ervin Muçës!

12:05, 17/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në aferën e skandaloze të vjedhjes së të dhënave të TIMS, Ervin Muça është vetëm një gur shahu, që ka vepruar me urdhëra politikë të Taulant Ballës dhe Edi Ramës. 

Dosja Xibraka, udhëtimet me charter të Edi Ramës dhe lëvizjet e Ballës me eksponentë të krimit në Elbasan janë ndër arsyet kryesore se përse Edi Rama dhe Taulant Balla u bënë avokatët e tij më të zellshëm. 

Prokuroria u vu në lëvizje për të penguar praninë e Ervin Muçës në Komisionin Hetimor me pretekstin e personit nën hetim, teksa mazhoranca po përpiqet që me justifikime absurde të sabotojë punën e këtij komisioni. 

TIMS është ndër aferat me të renda, që minon sigurinë kombëtare, ndaj SPAK ka detyrimin së pari ndaj shqiptarëve dhe së dyti ndaj aleatëve t'i shkojë deri në fund kësaj afere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco