Qeveria braktis pacientët me sklerozë multiple/ Caushi: Barnat nuk përditësohen që nga viti 2014!

11:21, 17/04/2024
A+ Aa A-

Tanush Caushi i ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv ka treguar kalvarin e vuajtjeve të personave me sklerozë të shumfishtë dhe mospërkrahjen nga qeveria.

Caushi thotë se në qendrat shëndetësore mundojë medikamentet kryesore, por ashtu edhe ato dytësore të cilat e bëjnë situatën më të vështirë për pacientët

“Mungesa e medikamenteve kryesore por edhe medikamenteve dytësore, të cilat lidhen me situata të caktuara, janë shumë problem. Në mënyrë që të jetë aktiv  një person me sklerozë duhet që të bëjë fizioterapi. Fizioterapia nuk mbulohet nga qendrat shëndetësore dhe nga shteti shqiptar, ndërkohë që sipas strategjisë së vitit 2021-2025 në qendrat shëndetësore pacientët shqiptarë duhet që të kishin fizioterapistin që t’ju siguronte fizioterapi falas.

Kohët e fundit ne kemi pasur shumë ankesa nga persona që vuajnë nga skleroza multiple pranë fondacionit tonë të cilët thonë se kush ka shkuar tek farmacia qendrore tek QSUT kanë kërkuar lekë shtesë me vlerën 8 mijë lekë të reja.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco