KAFE SHQETO/ Shpërthimi në pronën e tij në Lushnjë, Hoxhaj: Çela vijon punën normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë

11:09, 17/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ne Syri tv ka qenë i ftuar Gazetari dhe autori i “Plug” Julian Hoxhaj. Është komentuar gjatë bisedës shpërthimi në Lushnjë ku humbën jetën 2 persona e mbeten disa të plagosur dhe sjelljen e SPAK që nuk ka marrë asnjë masë ndaj Bujar Çelës.
 
Julian Hoxhaj: Ka dy aspekte në këtë. Së pari duhet të ishte aspekti juridik ligjor. Pra në këtë moment nga investigimi që ka bërë « Plug », por nga të gjitha rrethanat e fakteve zoti Çela duhet të kishte një masë sigurie qoftë edhe të detyrimit për paraqitje. Pra masen më të lehtë të mundshme në kushte të tilla. Sepse ishte në një vendngjarje. Edhe sikur të mos jenë sqaruar akoma rrethanat e pronësisë etj…ai ishte në vendin e ngjarjes. Dhe duhet të ishte një person nën hetim dhe me një masë siguria, të paktën nga këndvështrimi im juridik aq sa e kemi shqyrtuar ligjin për tu trajtuar në emision, Nuk është kjo masë sigurie. Deri me sot SPAK nuk ka asnjë komunikim apo asnjë të dhënë. Nuk është thirrur, nuk ka raportime që të jetë thirrur dhe të jetë pyetur. Sikundër nuk ndodhi as në hetimet paraprake që kreu prokuroria  e Fierit. Nuk u mor në pyetje. Pra është një lloj amnistie me dashje deri me sot. Ndërkohë që do të duhet që zoti Çela të ishte i pari që do të jepte shpjegim sepse ka me vete edhe imunitetin politik, pushtetin politik. Dhe për këtë arsye ai duhet të jepte, i pari që duhet te jepte shpjegime nga pikëpamja juridike. Pjesa tjetër është ana morale. Në biznesin e zotit Çela që tashme është e faktuar që është biznesi i tij, kanë humbur jetën dy persona dhe u plagosen 7 të tjerë se bashku me të vetë. Normalisht në një shoqëri ku morali prevalon në situate të tilla të rënda, Zoti Çela do të duhej që për hir të gjithë asaj që ndodhi, në respekt të viktimave do të duhej të kishte…minimum të bënte një shënim në rrjetet sociale. Pra të bënte një ndjesë, qoftë edhe të bënte një sqarim. Ore te thoshte që unë u gjenda rastësisht aty, nuk kam lidhje me ketë gjë, isha rastësisht, me çoi puna , fati dhe mund te kisha qene edhe unë, mos e dhëntë zoti, viktimë por fatmirësisht jam mirë dhe dua të sqaroj pozicionin tim. Nuk e kemi as këtë. Nuk kemi sot asnjë ndjesë publike. Nuk kemi sot asnjë masë sigurie. Në të gjithë pikëpamjet, zoti Çela vijon punën e tij i qetë, shkon në parlament miraton ligje për jetën e qytetarëve, ndërkohë që në biznesin e tij kanë humbur jetën 2 qytetarë dhe janë plagosur shumë të tjerë….
 
Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco