Kalon për gjykim dosja e Dakos, ish-kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm

Kalon për gjykim dosja e Dakos, ish-kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm

10:51, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.

Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco