Avokatët e Berishës sot në Apelin e Posaçëm për heqjen e arrestit, liderit të opozitës

Avokatët e Berishës sot në Apelin e Posaçëm për heqjen e arrestit, liderit të opozitës

10:35, 17/04/2024
A+ Aa A-

Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit, procesi gjyqësor për revokimin e masës së arrestit për liderin e opozitës, Sali Berishën. Dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë hyrë në seancë.

Gazetari Fatjon Gjinaj i SYRI TV dha disa hollësi më shumë ndërkohë që po pritet përfundimi i seancës: “Vijon përpjekja dhe insistimi i gazetarëve të liderit të opozitës, Sali Berishës,  për sa i takon masës së 30 dhjetorit të vitit të kaluar, që u ndryshua nga “detyrim paraqitje” në masën shtrënguese “arrest në shtëpi”, - tha ai. - Pas datës 8 prill, ku në Gjykatën e Shkallës së Parë u vendos që të rrëzohej kërkesa për revokimin e masës së sigurisë, avokatët iu drejtuan me një ankim, Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila sot në orën 10 të paradites, kanë nisur edhe seancën për sa i takon shqyrtimit të kërkesës së Genc Gjokutajt dhe të Sokol Mëngjesit, mbrojtësve ligjorë të z. Berisha për kundërshtimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë, ku kërkojnë zëvendësimin e saj dhe heqjen e arrestit në shtëpi.

Kujtojmë se më 8 prill të këtij viti. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën për revokimin e masës së sigurisë. Një ditë më pas ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi të lërë në fuqi të dyja vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë në Strukturën e Posaçme duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi, e shoqëruar me masë kufizuese të ndalimit të komunikimit me persona të paautorizuar.

Pritet të ketë debat gjyqësor edhe në Apelin e Posaçëm; avokatët e z. Berisha janë futur në seancë, ka nisur procesi gjyqësor për revokimin e masës së sigurisë dhe në dalje mund të kemi më tepër të dhëna për vendimmarrjen nga Apeli i Posaçme, ditën e sotme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco