Berisha: O KLP-ista, a e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn

Berisha: O KLP-ista, a e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn

09:41, 17/04/2024
A+ Aa A-

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’

Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare. Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.

Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.

Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës. Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Të dashur miq!

Kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe europiane.

Por miqtë e mi, Kosova sot zë vendin e saj në këtë tempull demokracie si vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Si vendi shembull demokracie për Ballkanin e autokratëve, kleptokratëve, diktatorëve.

Kosova në të gjitha vlerësimet qëndron dhjetëra e dhjetëra shkallë mbi Shqipërinë, e cila renditet ndën diktaturën komuniste të Vietnamit. Kosova është vendi i shtetit ligjor, i të drejtave qytetare, i gjyqësorit funksional dhe nuk është vendi i narkoshtetit, i vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike. Nuk është vendi i Dumanëve dhe i Zamanëve, parzmore e shpifur e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndaj dhe të urojmë ne nga zemra qytetarët e Kosovës, autoritetet e Kosovës, institucionet e Kosovës për këtë arritje që bën krenar çdo shqiptar. Të urojmë mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi!

Demokracia në Kosovë ka një mësim të madh: mbrojtja e saj. Në Shqipëri, demokracia është në rrënim të plotë.

Në Shqipëri, droga, krimi, vjedhja në aleancë me pushtetin, diktojnë fatin e qytetarëve shqiptarë. Diktojnë të sotmen, të nesërmen, të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Sot ka një kushtrim që buron nga zemra e çdo shqiptari për çdo opozitar: të ngrihemi për shpëtimin e të sotmes, të ardhmes, fatit tonë si qytetarë të lirë.

E premtja është një ditë e shënuar.

Është një ditë në të cilën mbarë kombi shqiptar, qytetarët e Tiranës, qytetarët shqiptarë, shqiptarë nga të katër anët e dheut kudo që janë presin të përzënë për zverku hajdutin zvarranik nga bashkia, Erion Veliajn.

Por në qoftë se ne lejojmë Erion Veliajn të poshtërojë qytetin, të poshtërojë qytetarët, të rinjtë, të rriturit, burrat, gratë, të moshuarit, të gjalët, të vdekurit, ata që do të vijnë, të këtij kryeqyteti, historia do na dënojë, nuk do na e falë kurrë.

Prandaj dhe të premten të përmbushim detyrimin tonë, të përmbushim zotimin tonë, të çlirojmë qytetin nga një individ unik në botë, i cili pasi vjedh fondet e një milion fidanëve dhe u thotë qytetarëve të tij se i kam mbjellë pemë, në një kohë kur ato nuk janë as 10 mijë të mbjellura dhe 20 mijë të shkulura, nuk jep dorëheqjen dhe tallet e na poshtëron ne.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro të djegësit të Tiranës?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryebashkiakut njeriu që asfalton rrugën me mjetet e bashkisë, paratë e qytetarëve dhe e tenderon sikur e ka asfaltu me kompani private, për të vjedhur paratë e shpenzuara.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetit, e kryeqytetarit të Tiranës, njeriu që ndërton shkolla me tetëfishin e standardit evropian të shkollave?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, njeriu që dha dasmën e vet e bën me paratë që u ka vjedhur taksapaguesve?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, kryehajduti që ka përdorur modulin e vjedhjes 100 përqind në prokurime publike?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që qëndron më së shumti duke bredhur nëpër botë dhe gënjen qytetarët sikur është në Tiranë me kaseta?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që u betua se nuk do ketë kulla dhe ngrehina të mëdha dhe e ka mbushur qytetin pëllëmbë dhe monument korrupsioni dhe droge?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që krijoi flotën e kamionëve me ujë Selite dhe ua shet qytetarëve të vet, duke ua prerë ujin e ujësjellësit?

A ka hajdut si ky, që paratë e tuaja i shndërron në hotele 5-katëshe, i shndërron në pallate 10-katëshe?

Dhe tani lind pyetja për ju, për çdo qytetar, por edhe për ata të KLP-së që na rrahin gjoksin për Damanin dhe Zamanët: zotëri, na thoni pak ju që e mbikëqyrni Dumanin dhe betoheni për kokën e tij, si doli ai me tre apartamente me rrogë shteti, apo jeni edhe ju vetë si ai dhe i dilni zot?

Zotërinj të KLP-së, nuk dua të paragjykoj njeri, por a nuk thotë ligji i prokurorisë, a nuk e autorizon atë të hapë çështje kryesisht?

Po ka mashtrim më qesharak përveç 7 miliardëve të Shpiragut të Edi Ramës, se sa pylli vertikal 1 milion pemë i Erion Veliajt?

Ku e keni Dumanin apo fle në hijen e këtij pylli?

O KLP-arë, detyra juaj është të kontrolloni, jo t’u dilni zot hajdutëve, armiqve të ligjit, bandave të organizuara kriminale në organet e drejtësisë.

T’u pyes unë ju avoketër të krimit: a nuk është Dumani që fle mbi dosjen 184, 339? Na thoni pak, a nuk janë ato dosje të krimit madhor elektoral, o qesharakë?

Po kush mund të ketë respekt për ju kur nuk keni respekt për veten tuaj?

Kur u vjen Dumani në sallë me një zdap 2 metër të gjatë sikur të ishte Enver Hoxha.

Po çfarë jeni ju mo? Ju jeni turp i dheut mo! Shiheni veten kush jeni!

A jeni juristë apo jo, o KLP-ista? A e shihni ju se si Dumani po amniston Erion Veliajn që ka firmosur duke mashtruar për këshillin bashkiak. Që ka firmosur duke mashtruar për këshillin e qarkut. Që ka firmosur duke mashtruar për mbikëqyrjen e objektit të ndërtimit.

A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Apo jeni edhe ju si a?

A keni të drejtë ju të kontrolloni apo jo? Apo ua kanë lidhur sytë edhe ju si Dumanit me drogë dhe para të krimit. Dhe kërkoni respekt pastaj. Po opozita do 100 herë t’ju respektojë, por ju nuk lini shkas për respektin më të vogël.

Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti? Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë.

Kujt ia shisni këto mor? A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre? Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë.

U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë.

Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni. U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda. Po pasqyra ju tradhton ju mor. Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit. Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut!

E premtja është zgjidhja, e premtja është dita, është zemërimi, është mjeti, revolta, është fitorja.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco