Asambleja Parlamentare votoi PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE

Asambleja Parlamentare votoi PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE

07:13, 17/04/2024
A+ Aa A-

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi Opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës, pa asnjë parakusht shtesë, si shtet evropian sipas nenit 4 të Statutit dhe duke hequr fusnotën nga denominimi.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29 kurse 11 abstenuan, njofton RTK.

Paraprakisht, Asambleja i rrëzoi një nga një amandamentet e propozuara nga Serbia.

Asambleja hodhi poshtë edhe amandamente që kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përpara se Kosova të anëtarësohej në KiE

Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

"Mirëpresim amandamentet e propozuara dhe miratuara të cilat kërkojnë që të avancohen të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës dhe jemi të lumtur që Opinioni u mbrojtë nga amandamentet të cilat do ta pengonin procesin e anëtarësimit”, tha menjëherë pas votimit, zevënësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco