VIDEO/ Manjani: Reforma në drejtësi nuk e uli nivelin e korrupsionit, në fakt po rritet

VIDEO/ Manjani: Reforma në drejtësi nuk e uli nivelin e korrupsionit, në fakt po rritet

22:12, 16/04/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me lëvizjet e SPAK dhe atë që quhet reformë në drejtësi.

Sipas Manjanit, kjo reformë ishte politike.

Gjatë debatit në SYRI TV, Manjani u shpreh se reforma në drejtësi e bërë për të ulur nivelin e korrupsionit, në fakt po bën të kundërtën, sepse sipas tij, korrupsioni ka njohur nivele në rritje.

‘Pas kaq vitesh, goditje që janë bërë në kuadër të reformës në drejtësi, a u luftua korrupsioni? A po bie apo rritet? Se mua më duket se po rritet, pra nuk kemi qullosur gjë.

Kjo është analizë politike dhe nuk i takon Altin Dumanit apo asnjë prokurori ta bëjë këtë gjë.

Kjo është detyrë kushtetuese e Parlamentit të Shqipërisë, ta bëjë këtë gjë. A e keni parë ta bëjnë këtë detyrë këta?

Zero. Ose janë frikacakë, ose kanë hallin e mbushjes së atyre që nuk thuhet, ose janë të kontrolluar polikisht.

Më bëre një parantezë me mediat në Amerikë. Janë të pavarura ata atje. Ata nuk jetojnë me informacione konfidenciale nga prokurorët e FBI-së, që ti shesin si lajme për publikun për ti hedhur hi syve.

Nuk funksionon kështu.

Kur të bën investigimin Nju Jork Times, apo të gjitha mediat aty, ke vdekur aty, ke marrë fund, kanë gjetur prova, të kanë hedhe në erë, nuk bëhet fjalë.

Janë dy realitet krejt të ndryshme.

Duhet të ndajmë përgjegjësinë e partive politike që qeverisin Shqipërinë dhe që janë edhe në opozitë që e kanë votuar këtë reformë.

Është koha që të bëjnë një ndalesë dhe të kuptojnë, se çfarë kanë bërë në këtë vend.

Si është e mund të quhet sukses një reformë politike, se me vendim politik është marrë ajo, kur nga 4.3 milionë banorë që ka Shqipëria, jetojnë efektivisht në territor 1 milionë e gjysëm.

Më falni, sukses është kjo? Kë duhet të fusim në burg ne për këtë’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco