‘Qeveria ka shitur kombin shqiptar’/ Kopliku: PD duhet ta shpiki një ëndërr dhe t’ia shesi shqiptarëve

‘Qeveria ka shitur kombin shqiptar’/ Kopliku: PD duhet ta shpiki një ëndërr dhe t’ia shesi shqiptarëve

21:51, 16/04/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Tedi Kopliku, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe trajtimin e tyre nëpër mediat shqiptare.

Kopliku akuzoi qeverinë socialiste se e ka shitur kombin shqiptar, e ka përzënë kombin shqiptar dhe se nga PD pritet që të nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Sipas Koplikut, PD është e vetmja parti që ka pasur një program real, si për të dalë nga kriza, si për ta zgjidhur problemin ku janë futur shqiptarët, por duhet të bëjë maksimumin, me një ekip me persona me integritet. 

Kopliku: Kemi të bëjmë me një qeveri e cila e ka shitur kombin shqiptar, e ka përzënë kombin shqiptar. Ajo që pritet nga PD dhe që ne duhet ta bëjmë janë ‘Tregëtarët e ëndrrave’, ne duhet t’i shesim shqiptarëve një ëndërr, ta shpikim atë ëndërr, ta ambalazhojmë atë ëndërr sepse shpesh thuhet se PD nuk ka program dhe nuk ka një opsion qeverisës por faktikisht janë tre zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale që PD është e vetmja parti që ka pasur një program real, si për të dalë nga kriza, si për ta zgjidhur problemin ku janë futur shqiptarët, apo si t’i kthejmë shqiptarët mbrapsht, por nuk ka mjaftuar. Duhet të bëjmë maksimumin, të kemi ekipin më të mirë me persona me integritet dhe ta ambalazhojmë ëndrrën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco