Grabitja ‘5D’/ Veliaj, koka e bandës së drejtorëve, kërkon të gjejë shpëtim në bazën e PS

Grabitja ‘5D’/ Veliaj, koka e bandës së drejtorëve, kërkon të gjejë shpëtim në bazën e PS

21:33, 16/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj ose koka e bandës së drejtorëve ‘5D’ duket se po kërkon shpëtim në bazën e socialistëve.  

Ndërsa drejtorët e tij më të rëndësishëm, anëtarët e shtabit elektoral, i ka në qeli dhe nën hetim nga SPAK, për shkak të një prej skandaleve më të mëdha të vjedhjes së parave publike përmes tenderave, Veliaj ka nisur takime me strukturat e PS-së në Qarkun e Tiranës.

Duket si një përpjekje e Veliajt të kapur në vjedhje për të testuar ose organizuar strukturat e partisë në mbrojtje të tij.

Ndoshta një mesazh për Edi Ramën, ose një mënyrë që Veliaj ka zgjedhur për të dhënë mesazhe, pasi justifikimet dhe spërdredhjet e deritanishme nuk i kanë dhënë asnjë rezultat për të larguar vëmendjen dhe për t’i shpëtuar përgjegjësive që ka në rastin konkret, dosjen ‘5D’.

Së fundmi Veliaj i ‘5D’ është shfaqur në Kavajë nga ku u shpreh se nuk kemi bërë faje por gabime të vogla.

Pra vjedhjen e 25 apo 30 mln eurove përmes ‘5D’, ai e konsideron si një gabim fare të vogël, ndërsa faktet dhe provat e grabitjes, të certifikuara edhe nga GJKKO, i konsideron si llafe, sherre, shpifje e gënjeshtra.

“Nuk ka njeri dyshim që, edhe ky sulm “non stop”, që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë sonë, ndaj lidershipit tonë, bëhet me plan. Sepse e dinë që Qarku i Tiranës do të ketë edhe grupin, edhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament. Nuk bëhet fjalë për sherre personale. Asnjë prej nesh nuk është naiv. Bëhet fjalë për një sulm “non stop”, për të sulmuar të gjitha figurat kryesore të PS-së”, tha Veliaj.

Në fakt ata që janë kapur në vjedhje me ‘5D’ janë të besuarit e Veliajt, ata që u emëruan prej tij në postet kyçe në Bashki, por edhe në strukturat e PS-së Tiranë, nga Erioni si drejtues politik i Qarkut.

Ata janë në qeli, të tjerë nën hetim, të tjerë me masa më të buta sigurie nga SPAK, ndërsa Veliaj po përpiqet të përfshijë gjithë PS-në, ndoshta si një mënyrë për të treguar se ata duhet të reagojnë në mbrojtje të tij.

Në fakt ata që janë kapur në vjedhjen e ‘5D’ janë të besuarit e Erionit, të përzgjedhurit e tij, ata me të cilët mburret që ka bërë punë të mira, ata të cilët grabitën në 14 maj zyrën e Kryetarit të Bashkisë, me bekimin e tij, për të vijuar grabitjen e parave publike nga xhepat e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco