VIDEO/ Shkullaku: SPAK po vepron duke ruajtur ekujlibrat e pushtetit mes Ramës e Veliajt

21:27, 16/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku, duke komentuar veprimtarinë e SPAK, në A Krasta-Show se kjo pritshmëri nuk vjen nga fakti se njerëzit kanë respekt te integriteti apo profesionalizmi, por vjen nga disfatizmi.

Shkullaku tha se ne gjithmonë presim një fuqi mbinatyrore që të vendosë rendin e gjerave.

“Këta të SPAK janë njerëz që jetojnë këtu, kanë nevojë për ndonjë shtëpi, familjarët i kanë në punëra. Kush i ka këto? i ka qeveria. Unë nuk besoj se konsipiracionet, por SPAK ka vizatuar rrethin nga ku s’duhet të nxjerrë këmbën.

Ky është një pushtet që ka korruptuar deri në struktura të opozitës. SPAK do të veprojë duke ruajtur ekujlibrin e pushtetit. Nuk mund të anojë peshorja nga Veliaj apo Rama se ky është ekujlibër pushteti dhe Altin Dumani raporton për statistika.

Ne nuk e kemi pritur SPAK si llogaritar kooperative, por si strukturë që do të prekë zemrën e problemit”, tha Shkullaku.

Ai tha se pushtetin e mbajnë në këmbë dy shtylla: zgjedhjet dhe korrupsioni.

“SPAK nuk i prek dot këto dy shtylla. Ky SPAK që ka prova për zgjedhjet në Durrës, Dibër, ngjarjen e rëndë në Elbasan, nuk i prek këto, i mbyll, ndërsa Fredi Belerin e çojnë në burg pa asgjë.

Korrupsioni nuk janë shtëpitë e Arben Ahmetajt, apo paratë e babait të Alqi Bllakos, por ka një skemë, si janë bërë këto para. Si ka mundësi që SPAK nuk i ka parë këto, se në fund të fundit kemi një incinerator, kush e shpalli emergjencën mjedisore, ku kanë shkuar lekët, a u ndal hemoragjia financiare?”, tha Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco