VIDEO/ Shkullaku: Veliaj duhej të kishte rënë që kur ishte ministër apo kur u vra Ardit Gjoklaj

21:23, 16/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku në ‘A Krasta-Shoë’ në Syri TV, i pyetur nga moderator Adi Krasta, nëse rënia e Erion Veliajt është e pashmangshme, tha se rënia nuk varet më nga bëmat, veprimet apo aktet, por varet nga rrethanat dhe koicidencat.

“Veliaj duhej të kishte rënë që kur ishte ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, kur bëri një dasëm maratonë, njëherë në Gjirokastër, pastaj në Pezë etj etj, duke u bërë si ato lojtarët apo rock star, kur në fakt ishte një politikan i zgjedhur.

Nëse do të thoshte e bëra me lëkët e mia, do të bëhej një analizë dhe e rrëzonte. Nëse do të thonte ma bënë dhuratë, atëhetë kur ia bëri dhuratë? Erion Veliaj tha se e bëri me paratë e mamasë dhe kaloi si histori funny.

Veliaj duhet të kishte rënë në rastin e ngjarjes tragjike të vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Veliaj duhej të kishte rënë kur ditën që operohet në spital, del edhe mbjell pemë. Pra e trajton atë qytetarin si idiot. Dhe më e rënda kush është: mirë ai që e bën, për propagandë, por edhe ata që e transmetojnë.

Nuk ka politikan më të diskretituar, ai po mashtron qytetarët”, tha Shkullaku.

 Ai tha se se i dimë të gjitha bëmat e Erion Veliajt, po përgjegjësia e qytetarëve kush është, po pozicioni i gazetarit ku është.

“Jemi në një pikë kritike të demokracisë, kemi kaluar kufirin e rënies totale në një autokraci ku vetëm propaganda ka vlerë. Nëse do të kishte zgjedhje të lira nuk besoj se do të votonte njeri këtë me këtë lloj tallje që i bën parasë publike dhe njerëzve. Por këtu s’kemi zgjedhje të lira, sepse këta vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”, tha Shkullaku.

Në vijim analisti tha se nuk ka mbetur më gjë për të dëmtuar në atë shkallë për ta rikuperuar.

“Ne jemi i vetmi qytet që na kalojnë ujrat e zeza mes përmes qytetit dhe askujt nuk i bën përshtypje. Një gjë e tmerrshme mund të ndodhi me fluskën e ndërtimeve. Nëse fluska plas, njerëzit do të humbin. Nuk them që shqiptarët nuk i shohin dhe nuk i shikojnë por janë të pafuqishëm. Censusi e nxjerr Shqipërinë 1.6 mln rezidentë, hiq moshën e tretë dhe fëmijët, është një pjesë shumë e vogël që mund të zgjojë pjesën tjetër. Rama e ka bërë dëmin, nuk kemi pasur kurrë më parë një Qeveri që të ketë një buxhet të këtyre përmasave, të kemi një borxh të këtyre përmasave dhe investimet në infrastrukturë ti kemi në këtë gjendje”, tha Shkullaku.

Ai tha se dëmi i parikuperueshëm është deformimi i demokracisë. “Jemi një shtet njëlloj si Serbia apo Turqia. Edi Rama ka vetëm pushtetin ideologji”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco