Xhaferri: Kërcënimet e Vuçiç dhe pabesia e Edi Ramës nuk e ndalën anëtarësimin e Kosovës në KiE!

Xhaferri: Kërcënimet e Vuçiç dhe pabesia e Edi Ramës nuk e ndalën anëtarësimin e Kosovës në KiE!

21:14, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare në takimin e zhvilluar në Strasburg, ku Kosova mori një ‘po’ që të avancojë më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

‘Makineria diplomatike serbe u vu në lëvizje për  t'a penguar Kosovën në përpjekjen e saj për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, madje Vuçiç shkoi deri aty sa kërcënoi dhe liderët e BE. Për turpin e saj Tirana Zyrtare nuk kontribuoi aspak në këtë arritje historike për Kosovën, përkundrazi Kryeministri Edi Rama punoi hapur kundër Prishtinës dhe pro Beogradit’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Postimi i plotë:

Asambleja Parlamentare këtë të Martë në takimin e zhvilluar në Strasburg ka votuar Pro që Kosova të avancojë më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Fjalën e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE duhet t'a japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në Maj.

Kjo është një arritje historike për Shtetin e Kosovës dhe rrugëtimin drejt familjes së Bashkimit Evropian.

Makineria diplomatike serbe u vu në lëvizje për  t'a penguar Kosovën në përpjekjen e saj për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, madje Vuçiç shkoi deri aty sa kërcënoi dhe liderët e BE.

Për turpin e saj Tirana Zyrtare nuk kontribuoi aspak në këtë arritje historike për Kosovën, përkundrazi Kryeministri Edi Rama punoi hapur kundër Prishtinës dhe pro Beogradit.

Sot është një ditë gëzimi për shqiptarët kudo ku janë dhe një ditë nderimi për ata që dhanë jetën për liri dhe për të jetësuar ëndrrën e bashkimit kombëtar nën familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Urime nga zemra Dardani!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco