Asambleja e KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Bardhi: Moment historik

Asambleja e KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Bardhi: Moment historik

21:12, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar si moment historik vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës.

'Urime Kosovë! Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale', shkruan nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco