TIMS, krimit ndër vite nuk i ka munguar aksesi, zyrtarët e përfshirë s’mund të jenë ende në detyrë!

TIMS, krimit ndër vite nuk i ka munguar aksesi, zyrtarët e përfshirë s’mund të jenë ende në detyrë!

21:06, 16/04/2024
A+ Aa A-

Organizata joqeveritare ‘Qëndresa Qytetare’ ka deklaruar se sistemi TIMS përmban të dhëna sensitive për zyrtarët e shtetit dhe zvarritja e komisioneve hetimore ndaj tyre është bërë e qëllimshme.

Qëndresa Qytetare shkruan se në dosjet hetimore të SPAK grupe kriminale me të krye Ervin Karamuçën janë munduar të marrin të dhëna për rivalët e tyre përmes TIMS në mënyrë që ti eleminonin.

Postimi i plotë:

TIMS, krimit ndër vite nuk i ka munguar aksesi, zyrtarët e përfshirë s’mund të jenë ende në detyrë!

Në dosjet hetimore që hetohen në SPAK për grupet kriminale në shumë episode është faktuar se grupe kriminale kanë munduar që përmes efektivëve të policisë të marrin të dhëna nga TIMS për rivalët që kanë pasur si objektiv ti eliminonin.

Nuk ka asnjë dyshim që në krye të kësaj afere nuk ka qenë Ervin Muça, i cili duhet të përballet për akuzat lidhur me veprimet e tij, por SPAK duhet të shkojë deri në fund kësaj afere të rëndë, që lidhet direkt me sigurinë kombëtare, pasi jo vetëm krimi i organizuar ka interes për këtë sistem, por edhe agjenturat e huaja.

Çdo përpjekje për zvarritjen e Komisionit Hetimor, duhet të ndalet dhe ky Komision veç hetimit duhet të bëjë transparencë për qytetarët shqiptar, pasi në TIMS janë të dhëna sensitive për ta.

Çdo zyrtar që ka bashkëpunuar me Ervin Muçën për të nxjerrë të dhënat nga sistemi TIMS nuk duhet të jetë në detyre, pa u sqaruar pozicioni i tij veprimet dhe mosveprimet e tij në datën 2 gusht 2023, kur është tentuar që në mënyrë të paligjshme të dhënat e sistemit TIMS janë tentuar të përvetësohen.

Ky sistem është një minierë ari që nëse bie në duar të gabuara do kishte pasoja fatale për vendin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco