VIDEO-Hetimi i vjedhjes së TIMS/ Bushkolaj: Sektorët e Policisë së Shtetit të përfshirë me krimin

19:09, 16/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, komentoi hetimet mbi TIMS, teksa ju përgjigj pyetjes se 'çfarë duhet të prodhonte Komisioni Hetimor për sistemin TIMS'.

Këto dy denoncime, e kam të pamundur t’i shikoj të shkëputur nga dy deklaratat që shndërroi edhe Ramën edhe Ballën, në avokatë mbrojtës të Ervin Muçës pas publikimit të skandalit TIMS.

Ashtu siç skandalin TIMS e kam të pamundur ta shoh ndarë nga deklarata e Dumanit, që tha se ne nuk bashkëpunojmë më Policinë e Shtetit, për shkak të dekonspirimit që kjo e fundit ka pasur me shtetin, por mbi të gjitha është edhge alarmi i partnerëve ndërkombëtarë, në raport me Policinë e Shtetit për dekospirimin e shumë operacioneve.

Është e pamundur të sjell ndërmend një operacion të bujshëm në Shqipëri, duke nisur nga Abilajt dhe deri tek dosjet e tjera të bujshme, ku rezulton të mos kemi të përfshirë sektor të Policisë së Shtetit.

Jemi duke folur për sektor kyç siç është drejtoria që drejtonte Ervin Muça, duke pasur parasysh dhe dinamikën që ka patur krimi vitet e fundit dhe investimet që ka bërë në rrjet dhe në teknologji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco