Meta: PL ka program të kristaltë, brenda dy dekadash do të kemi 4 milionë shqiptarë plus!

Meta: PL ka program të kristaltë, brenda dy dekadash do të kemi 4 milionë shqiptarë plus!

14:27, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shtjelluar sot para mediave pesë prioritetet bazë të kësaj partie, ku pikas synimi për të kthyer shqiptarët në vendin e tyre. Pyetja e parë që iu bë Metës sot në konferencën për shtyp ishte e lidhur me deklaratën që ai kishte bërë një ditë më parë se “do ta bëjnë Shqipërinë nje vend me 4 milionë banorë.”

Por, a do të jetë ky edhe ky slogani me të cilin Partia e Lirisë do të futet në zgjedhjet e ardhshme? Si ka ndërmend ta bëni këtë gjë?

Ilir Meta tha: Besoj se Partia e Lirisë është shumë e qartë që t’i kundërvihet me një program të kristaltë, platformës për shpopullimin e Shqipërisë të ideuar dhe zbatuar nga “rilindja”, e cila synon që në vitin 2100 në këtë vend, sipas vetë Bankës Botërore, institucioneve ndërkombëtare, të ketë më pak se 1 milion banorë dhe falë këtyre pesë prioriteteve që ne i kemi shpalosur në mënyrën më të qartë, jemi të bindur se Shqipëria jo thjesht në një mandat, por brenda 20 viteve të ardhshme do të ketë 4 milionë shqiptarë plus, pra më shumë se 4 milionë shqiptarë rezidentë në vendin tonë.

Ndaj do t’ju ftoja të ndiqni me vëmendje punimet e Konventës sonë, debatet për zhvillimin dhe realizimin e këtyre prioriteteve. Ne nuk është se po bëjmë shpikje. Ne thjesht kemi kristalizuar vullnetin tonë politik në prioritetet më kyçe që i shërbejnë këtij qëllimi.

Pra, jo vetëm ndalim të shpopullimit të vendit, jo vetëm objektivit që synojnë pesë prioritete për të pasur katër milionë shqiptarë plus në 10 vitet që vijnë, por njëkohësisht jemi edhe shumë të qartë se si do ta arrijmë këtë përmes politikave të ndryshme, që në radhë të parë nxisin mirëqëniesn e shtresave më në nevojë, kur një prioritet madhor kanë pensionistët dhe dyfishimi i pensioneve të tyre në mandatin e parë është një prioritet i shpallur nga PL;

së dyti, ne synojmë një mbështetje të jashtëzakonshme për arsimin dhe një investim në kapitalin njerëzor dhe në inovacion e teknologji, se ju e dini që rilindja premtoi para 11 vjetësh të investonte 5% të GDP në arsim dhe sot nuk është as 2.2% kur Bosnja e ka %%; kur të gjitha vendet e rajonit e kanë gati afër pesës; kur mesatarja e BE është të paktën 5% se ju e keni parë edhe në gusht sesi Këshilli Bashkiak i Tiranës i hoqi fondet për arsimin dhe i çoi tek afera e inceneratorëve.

Ju e dini se çfarë ndodhi me rezultatet e Shqipërisë në testin PISA, një tmerr i vërtetë mbi 70% e nxënësve, e fëmijëve, vuajnë nga analfabetizmi funksional dhe në renditje katastrofike jo vetëm krahasuar me Serbinë, por katastrofike krahasuar me Shqipërinë e para periudhës kur erdhi rilindja sepse këtu mësuesit janë shndërruar në patronazhistë të trefishtë: ata patronazhojnë njeri tjetrin, patronazhojnë nxënësit, patronazhojnë dhe prindërit e nxënësve përveçse paguhen në mënyrë të tillë që nuk mund t’i përfshish kurrë te shtresa e mesme, përkundrazi.

Njëkohësisht zhvillimi i bujqësisë dhe blegorisë dhe bujqësisë është prioritet tjetër madhor yni."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco