VIDEO/ Bushati: Veliaj, SPAK, Rama dhe sistemi mediatik, kolegë në sundimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e opozitës

21:32, 29/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për thirrjen në SPAK ditën e nesërme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Bushati ka sjellë një këndvështrim ndryshe nga deklarata e Erion Veliajt se është kolegë me SPAK, ku sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës, SPAK, Rama dhe sistemi mediatik, kolegë në sundimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e opozitës .

Bushati: E bëmë fabulën si u soll hajduti në gjyq, në fakt në gjyq thuhet sa ke vjedhur, jo çfarë the. Çfarë the, një krimineli i lind e drejta të thotë çfarë të dojë. Si e komentoi Veliaj ishte aq qesharake sa ajo video e shpërndarë që ‘Lali’ i shpëton jetën ditë zezës në aeroportin e Hanoverit. Këto janë inskenime qesharake për kalamajtë e kopshtit.

Këtë njeri kaq falso kaq ‘chep’, kaq që të ngjall neveri itelektualisht, por tani ne kemi mundësi të shohim si na e kanë vizatuar prej 10 vjetësh, Klan, TopChannel, Neës24, ReportTv, si njeriun e punës, që ka ndryshuar imazhin e Tiranës etj që kur është në pushtet.

Butaforia e Erion Veliajt është një problem për ata të shtëpisë së vetë nqs ky është një mashtrues i rëndomtë, por problemi është një sistem i tërë që një njeri kaq të neveritshëm e kanë shitur si hero të kohës tonë, televizionet kombëtar dhe dhjetra portale, pra kemi një sistem mediatik dhe ai prandaj mburret, unë kam marrë kaq palë zgjedhje.

E dyta, po thuhet që Erion Veliaj do shkojë nesër për inceneratorët. Nuk jemi pak vonë për inceneratorët? A ka pasur thirrje të tjera të Erion Veliajt që siç është raportuar që janë mbajtur sekrete? Po nqs ka pasur thirrje që janë mbajtur sekrete, a po bën SPAK lojën e kolegëve që i lind atij e drejta që t’i quaj dhe ai kolegë? Sepse SPAK ndoshta është kujdesur nqs i ka mbajtur thirrjet e mëparshme në prokurori sekrete, që të punojë për imazhin që punojnë TopChannel, Klani, Karlo, Irfani? Prandaj ai i quan kolegë.

Nuk e ka fare gabim ai kur i quan kolegët e mi, sepse ata kanë qëllim të njëjtë. Qëllimi i tyre final me Erion Velinë, me SPAK me Edi Ramën, është si të shkatërrojnë opozitën në këtë vend. Dhe në këtë kuptim janë realisht kolegë, prandaj ai nuk e ka lapsus, janë njerëz që kanë një qëllim të përbashkët.

Ata janë kolegë në sundimin e Shqipërisë dhe në ruajtjen e Shqipërisë në dorën e një bande hajdutësh, ky është qëllimi i SPAK, prandaj Erion Veliaj i quan kolegë dhe më shumë se lajthitje është një lajthitje që ej, ne jemi 30 veta bashkë për të vjedhur 2 milionë të tjerët, nuk kemi ne armiqësi me njëri tjetrin, prandaj gratë fëmijët dhe familjarët tuaj o spakistë punojnë në bashkinë time, se i kemi qëllimet e njëjta dhe nuk kemi armiqësi me njëri tjetrin, prandaj është shumë i qartë Erion Veliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco