Xhixho takon Kurtin: Paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa përfshirjen e grave dhe vajzave. Kosova e ka bërë këtë

Xhixho takon Kurtin: Paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa përfshirjen e grave dhe vajzave. Kosova e ka bërë këtë

11:07, 16/04/2024
A+ Aa A-

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Teksa publikon një foto të këtij takimi, Xhixho, përmes rrjeteve sociale thekson se Paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në proceset demokratike.

Dhe në këndvështrimin e saj, Kosova e ka bërë këtë, duke i mbështetur gratë me politika konkrete.

Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos

Gjithmonë kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti.

Ndamë së bashku pikëpamjen se Paqja dhe siguria në botë nuk arrihen pa gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në proceset demokratike.

Duhen më shumë vepra dhe politika konkrete për gratë dhe vajzat se sa fjalë.

Dhe Kosova e ka bërë këtë, duke i mbështetur gratë me politika konkrete.

Arsimimi i grave dhe vajzave mbetet garanci për përparimin e zhvillimin e shoqërisë. Liria ekonomike ka rëndësi kyçe për barazinë gjinore.

Duke ua dhënë këto mundësi grave dhe vajzave, kemi shtruar rrugën për një botë paqësore dhe të sigurt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco