Meta: Rama korruptoi edhe Venecian, madje edhe një gjerman

Meta: Rama korruptoi edhe Venecian, madje edhe një gjerman

22:25, 15/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta, e cilësoi Lulzim Bashën një mashtrues.

Në emisionin “Opinion’, Meta tha se gjatë kohës që ishte President dhe ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha i është lutur që të shtyja ditën e zgjedhjeve.

“U shtri atje duke mu lutur dhe nuk u regjistrua në zgjedhje. Ai është një mashtrues.

Të sulmosh McGonigalin nuk do të thotë që të sulmosh SHBA. Ambasadori më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi ka qenë Ilir Meta.

Raporti politik me Monika Kryemadhin është tronditur thellë, pasi ajo që ka ndodhur me djegien e mandateve ishte shumë e rëndë. i lanë Kuvendin një të marri si Edi Rama”, tha Meta.

Sipas tij, Edi Rama ka paguar lekë në Venecia, edhe atje korruptuan. “Për fat të keq korruptuan edhe një gjerman. Nuk e mbani mend ju si ndryshoheshin deklaratat, pyesni Taulant Ballën se i di këto gjëra”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco