SYRI TV/ PS merr në mbrojtje Olsi Ramën, Bardhi: Po merrni në mbrojtje organizatën kriminale

SYRI TV/ PS merr në mbrojtje Olsi Ramën, Bardhi: Po merrni në mbrojtje organizatën kriminale

21:10, 15/04/2024
A+ Aa A-

Për socialistët trajtimi i çështjes së Xibrakës në Kuvend është i ndaluar si masë për mbrojtjen e vëllait të  kryeministrit, Olsi Rama, i cili akuzohet nga opozita për përfshirjen në laboratorin e drogës në Xibrakë. Edhe pse mocioni me debat është e drejtë e garantuar e opozitës, socialistët kanë rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të PD, për të zhvilluar një mocion me debat për problemin e trafikimit të drogës. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po merr në mbrojtje një organizatë kriminale. 

Por socialsitët e rrëzuan kërkesën, me pretendimin se çështja e Xibrakës është  ezauruar. Kreu I grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi u shpreh se kjo çështje është gjykuar nga drejtësia.

Më herët, Kryeministri Edi Rama, refuzoi  kërkesën e opozitës për interpelancë, duke mos pranauar ti përgjigjet pyetjve, nëse është vënë ne dijeni nga policia apo shërbime partnere, për përfshirjen e të vëllait në dosjen Xibraka.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco