Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Veliaj vijon propagandën, qytetarët i kujtojnë ‘5D’ e drejtorëve të arrestuar: Këtë e bënë ato çunat...

Veliaj vijon propagandën, qytetarët i kujtojnë ‘5D’ e drejtorëve të arrestuar: Këtë e bënë ato çunat...

20:52, 15/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj i është rikthyer propagandës, një punë që di ta bëjë më mirë se çdo gjë tjetër.

Ndërsa po kalon moment, ndoshta më të vështirat në karrierën e tij, për shkak të sakndaleve që kanë përfshirë kupolën e Bashkisë, Veliaj po përpiqet t’i rikthehet normalitetit, duke u shfaqur me projekte infrastrukturore.

Opozita në këshillin bashkiak i kërkon mbledhje urgjente dhe dhënien e interpelancës lidhur me atë se çfarë ka ndodhur me buxhetin e bashkisë, pas skandali ‘5D’. Tre nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë janë nën arrest me urdhër të SPAK, shumë të tjerë janë me masa më të buta sigurie, ndërsa të tjerë nën hetim.

Por Veliaj, pasi u shfaq i çorientuar në ditët e para, herë duke i mbrojtur drejtorët dhe herë duke thënë se nuk ndërhyn në vendime gjykatash, herë duke larguar përgjegjësinë nga vetja dhe herë duke bërë krahasime mes asaj që po i ndodhte atij me atë që i kishte ndodhur Edi Ramës me ministrant, së fundmi kryebashkiaku ka rinisur avazin e propagandës dhe show.

Natyrisht duke pasur në gadishmëri maksimale ushtrinë e tij në rrjetet sociale, Veliaj ka postuar video nga një prej qendrave që ka zgjedhur të promovojë sot.

Por duket se syrit të ‘pastruesve’ të rrjetit, atyre që kujdesen për të ruajtur imazhin e bërë copash të Veliajt i kanë shpëtuar disa komente. Janë pikërisht ato që i kujtojnë Erjonit të Bashkisë skandalin ‘5D’, të cilin përpiqet ta minimizojë dhe pse jo ta trajtojë si diçka normale që i ka ndodhur nga 3 syresh, që i kishte pjesë të shtabit elektoral zgjedhor dhe në kupolën e institucionit që drejton.

Image

  Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco