Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

VIDEO/ Berisha: Ka ardhur koha për zemërim! Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë

20:22, 15/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar se ka ardhur koha për zemërim, pas skandaleve të korruptive të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

‘Ka ardhur koha për zemërim! Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë’, u shpreh Berisha.

Berisha: Opozitarë, është nderi më i madh moral i një qytetari, por nder është atëherë kur i del zot me të gjithë forcën tënde, kur nuk mposhtesh nga një pushtet kriminel që vjedh popullin tënd, që mashtron popullin tënd, që shkatërron vendin tënd, që shkatërron kombin tënd.

Është koha pra që t’i përgjigjemi thirrjes së brendshme të çdo qytetari të ndershëm.

T’i përgjigjemi siç do i përgjigjej çdo qytetar evropian i civilizuar.

Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë.

Të dashur miq, opozitarë dhe opozitare, demokratë dhe demokratë, sot është koha e sakrificës.

Vetëm me sakrificat tuaja ndërtohet fitorja.

Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset dinjiteti.

Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.

Ndaj dhe sot është koha e zemërimit tënd, sot është koha e guximit tënd.

A mund të imagjinohet, janë dhënë 130 milionë euro, djegësi nuk ekziston?

A mund të imagjinohet, drejtorët e tij kanë krijuar kompani dhe kanë shndërruar në hotele paratë e taksapaguesve?

A mund të imagjinohet që të qëndrojë ky në pushtet dhe të mos japë dorëheqje një minutë e më parë?

A mund të imagjinohet kjo situatë? Më thoni ju mua?

Çfarë të ardhme meritojmë dhe do kemi ne në qoftë se nuk përdorim fuqinë tonë për t’u treguar vendin këtyre horrave?

Ka ardhur koha për veprime!

Për veprime gjer në fitore.

Ka ardhur koha për zemërim!

Për zemërim gjer në fitore.

Ka ardhur koha për guxim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco