VIDEO/ Berisha: Çfarë poshtërimi tjetër duhet të na bëjnë këta që të mos ngrihemi dhëmb për dhëmb gjer në mposhtjen e horrave

20:19, 15/04/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të luftojnë dhëmb për dhëmb deri në mposhtjen e horrave.

‘Çfarë poshtërimi tjetër duhet të na bëjnë këta që të mos ngrihemi dhëmb për dhëmb, ballë për ballë, gjer në mposhtjen e horrave, mposhtjen e kalbësirave, përmbysjen e tyre’, u shpreh kreu i PD-së në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.  

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj oratorëve të mrekullueshëm të kësaj platforme që janë bërë zëri i vërtetë i qytetarëve pa zë shqiptarë.

Janë bërë zëri i guximit, i dinjitetit të qytetarëve, të rinjve, të rejave, burrave, grave, punonjësve, të papunëve, studentëve, shqiptarëve në tërësi.

Të dashur miq, sonte unë kam një thirrje zemre për çdo opozitar, në radhë të parë për çdo anëtar dhe anëtare të PD, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të PD.

Thirrja ime është: në këmbë, o sot o kurrë sepse kjo që ndodh para syve tanë, kjo që ndodh çdo ditë në këtë vend është turpi i kombit, është turpi i dheut, është turpi i të gjitha turpeve dhe nuk durohet më.

Demokrate dhe demokratë, drejtues të të gjitha niveleve të PD, koha thërret sot më shumë se kurrë të hidhemi në veprim.

Kjo është kohë që përcakton fatin e Shqipërisë, përcakton fatin e çdo shqiptari të ndershëm, përcakton fatin e fëmijëve tanë.

Ndaluni për një moment dhe mendoni vetëm një moment, kur ka ndodhur që një zyrtar të kapet me model vjedhje 100 përqind dhe të qëndrojë në detyrë?

A nuk është ky një poshtërim i madh për ne?

A nuk është kjo një sfidë e madhe për ne?

A nuk është kjo një thirrje për të gjithë ata që kanë gjak shqiptari, për të gjithë ata që i thonë vetes demokrate dhe demokratë, të mos durojnë më.

Çfarë janë këta qeveritarë barbarë që vjedhin dhe nuk pyesin se vjedhin?

Çfarë poshtërimi tjetër duhet të na bëjnë këta që të mos ngrihemi dhëmb për dhëmb, ballë për ballë, gjer në mposhtjen e horrave, mposhtjen e kalbësirave, përmbysjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco