PS bojkotoi mbledhjen e Komisionit për TIMS, Salianji: Kanë frikë, po keqpërdoren për elementë kriminalë

PS bojkotoi mbledhjen e Komisionit për TIMS, Salianji: Kanë frikë, po keqpërdoren për elementë kriminalë

20:03, 15/04/2024
A+ Aa A-

Ervin Salianji, kryetar i Komisionit Hetimor për TIMS, e konsideroi të papranueshëm braktisjen që socialistët i bënë mbledhjes së Komisionit, duke shtuar se po keqpërdoren për element kriminalë.

“PS nëse do të bllokojë punën e Komisionit Hetimor, e dinim që në nisje që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë siç ka ndodhur edhe herë tjera, që hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat.

Nuk kërkojnë që të diskutohet në publik, por kërkojnë që të diskutohet në vende tjera, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehur.

Në zbatim të pikës 1 të ditës së sotme ishte: miratimi i kërkesave për informacion të propozuara nga dy ekspertët e tjerë.

Pra, mesa duket ne nuk kemi asnjë problem për punën. Dy ekspertët e tjerë të komsionit në ditën e përcaktuar dhe të kaluar me dakordësi, sepse anëtarët dhe përfaqësuesit e PS ishin në këtë komision me këtë rend dite, nuk kanë pas kërkesa tjera për informacion”, u shpreh Salianji në një reagim.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të sistemit TIMS, Ervin Salianji tha se si pasojë e frikës nga kërkesat për informacion të përpiluara nga ekspertët e komisionit në zbatim të ligjit dhe të planit paraprak të deklaruar të hetimit, PS bojkotoi mbledhjen nga frika se duhet të jepnin llogari.

Sipas Salianjit, PS kërkon të bllokojë punën e Komisionit Hetimor dhe nuk duan që të diskutohet në publik pasi kanë gjëra për të fshehur, si dhe të pengojnë punën e bërë nga ne.

Reagimi i Ervin Salianjit

Po e rinisim mbledhjen jo pas 5 minutash, por shumë minutash dhe siç e shihni kolegët e PS të frikësuar nga kërkesat për informacion të përpiluara nga ekspertët e këtij komisioni në zbatim të ligjit dhe të planit paraprak të deklaruar të hetimit, sipas afateve të parashikuara ikën si djalli nga frika se institucionet do të jepnin llogari.

Llogarinë do ta japin një më një, sepse ajo vendimarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat, apo qurravitjet që kemi qenë në tualet, kishim temperaturë, ishim të sëmurë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi, na falni se e kishim padashje, nuk hyn në punë. Me këtë metodë kanë vjedhur dhe kanë shkatërruar Shqipërinë.

Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve të miratuara nga ky komision me veprim të ndërmjetëm do të depozitohen ashtu siç janë.

PS nëse do të bllokojë punën e Komisionit Hetimor, e dinim që në nisje që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë siç ka ndodhur edhe herë tjera, që hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat.

Nuk kërkojnë që të diskutohet në publik, por kërkojnë që të diskutohet në vende tjera, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehur.

Në zbatim të pikës 1 të ditës së sotme ishte: miratimi i kërkesave për informacion të propozuara nga dy ekspertët e tjerë.

Pra, mesa duket ne nuk kemi asnjë problem për punën. Dy ekspertët e tjerë të komsionit në ditën e përcaktuar dhe të kaluar me dakordësi, sepse anëtarët dhe përfaqësuesit e PS ishin në këtë komision me këtë rend dite, nuk kanë pas kërkesa tjera për informacion.

Në këtë kuptim i gjithë shou dhe zhurma që qenka bërë deri tani është bërë se këta nuk kanë asnjë punë dhe nuk kanë punuar, përveçse të pengojnë punën kemi bërë ne.

Do i lutesha sekretariatit që gjithë kërkesat për informacion të miratuara me veprim të ndërmjetëm të këtij komisioni, pavarësisht mosvullnetit të përfaqësuesve të PS të depozitohen ashtu siç e parashikon ligji dhe të dërgohen te të gjitha institucionet që është parë e domosdoshme nga dy ekspertë të këtij komisioni që i duhen si informacione për të ndërtuar planin e hetimit.

Në planin paraprak të hetimit ne e kishim parashikuar që duhet mblidheshim deri brenda datës 20, kështu që mbledhja e informacionit ishte deri brenda këtyre datave. Ne nuk mund të presim PS sa të vonohet, apo sa të pengojë, manipulojë, falsifikojë dokumente zyrtare për të gjetur, apo për t’u bërë strehë e maskarenjve që shkelin ligjin në këtë vend.

Derisa kërkesat të vijnë do të kemi një njoftim tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco