VIDEO/ Shpërdorimi i 6.2 miliardë euro nga PS, Hoxhaj: Ja cila është skema që ka përdorur kjo qeveri

18:58, 15/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në Task Force në Syri Tv, komentoi raportin e fundit për shpërdorimin e 6.2 miliardë euro të shqiptarëve nga qeveria socialiste nga buxheti i shtetit.

Hoxha u shpreh se abuzimet më të mëdha janë bërë në sektorin e infrastrukturës, teksa shpjegoi dhe skemën e përdorur.

Duke e parë në tërësi shpërdorimin e buxhetit, sigurisht që hallkat, ose të themi në gjuhën më popullore vrimat ku përfundojnë paratë janë të shumta.

Unë do ju sjell dy –tre  shembuj konkret.

Gjatë qeverisjes së PD nga viti 2005 deri në 2013  ne pamë që në Shqipëri u bënë disa investime të mëdha në infrastrukturë.

Ja cila është skema që ka përdorur kjo qeveri:

Nga viti 2013, deri sot, janë zëri më i madh buxhetor në investime publike. Pra nuk ka një insitucion tjetër që shpenzoi kaq shumë para për investime publike sa ministria e infrastrukturës.

Ne kemi sot rrugë të tenderuar deri në 10 lote. Kemi rastin e Elbasan-Qafë Thanë të tenderuar në 8 lote, pra lote që shkojnë deri në 2 km, pra një kompanie i jepen deri në 25 milionë euro për të ndërtuar një lot.

Në kohën e qeverisë Berisha , kjo nuk ndodhte por tenderi shpallej i plotë, pa lote .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco