Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Jehona ndërkombëtare e protestave/ Berisha: Bota mësoi fytyrën e Veliajt

Jehona ndërkombëtare e protestave/ Berisha: Bota mësoi fytyrën e Veliajt

09:41, 13/04/2024
A+ Aa A-

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR NË ‘RRUGËN E SHPRESËS’

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju fitimtaareve dhe fitimtarëve të vërtetë. Ju çlirimtarëve të kryeqytetit, të kombit dhe të vendit! Misionarëve të betejave pa kthim, mosbindjes civile.

Ju mblidheni sonte këtu pasi ia dolët në një kohë rekord t’i tregoni Europës dhe botës fytyrën e Erion Velisë, bandës së tij me 12 hajdutë në bashki.

Arritët t’i faktonit shqiptarëve dhe botës se kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është gjë tjetër vetëm një hajdut i shpërfytyruar i një bande që vjedh 100 përqind paratë e taksapaguesve shqiptarë në tendera dhe prokurime.

Miqtë e mi!

Jehona ndërkombëtare e qëndresës, e betejës tuaj pa kthim, është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare. Është një arritje e madhe e shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë. Është dëshmi më e bukur, më madhështore e reagimit, e zemërimit, e revoltës të qytetarëve europianë, të qytetarëve me ideale të larta.

Me betejën tuaj që tronditni themelet e diktaturës të bazuar në vjedhjen, krimin, drogën, ju jeni bërë ndërgjegjja e kombit. Jeni bërë ndërgjegjja demokratike e shqiptarëve. Jeni bërë zëdhënësit më të shkëlqyer, më besnikë të idealeve të tyre demokratike. Të interesave të tyre qytetare fisnike. Të mbrojtjes së tyre. Të dinjitetit të tyre.

Miqtë e mi!

Erion Veliaj, për leckash duhet të shporret një minutë e më parë nga bashkia. Duhet të mos përdhosë më shtëpinë e parë të kryeqytetit të vendit. Duhet të dorëzojë qindarkë për qindarkë paratë që ka vjedhur me djegësin e Tiranës. Paratë që ka vjedhur me ujësjellësin e Tiranës. Paratë që ka vjedhur me punët publike të Tiranës.

Që të gjitha, 100 përqind, 100 përqind, 100 përqind!

Ky është vjedhësi, hajduti më fondamentalist në të gjithë mbretërinë e hajnisë. Më i pamëshirë! Me Edi Ramën, këta kryesojnë piramidën e vjedhjes në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.

Sot, Erion Veliaj firmosi një marrëveshje me Taulant Bego Jarisin, me një kriminel të implikuar në dhjetëra afera nga më të ulëtat, nga më të rrezikshmet kriminale të vendit.

Me një kriminel, emri i të cilit ka dalë në sallat e gjyqit si porositës i vrasjeve. Me një kriminel, emri i cilit ka dalë i lidhur me klanet më të rrezikshme të drogës. Me një kriminel që ka transportuar me pasaportë diplomatike me Edmond Begon, me Pëllumb Gjokën e të tjerë, dhjetëra e qindra ngarkesa droga nga Shqipëria në Europë.

Sot, Erion Veliaj konstatoi se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me ju, me demonstruesit. Konstatoi se policët, këta qytetarë që vidhen gjer në palcë si askush tjetër nga shefat e tyre, nga ministra, zëvendësministra e me radhë, policët që nuk u jepen kurrë shpërblimet që u premtohen.

Ju i patë vetë fytyrat e tyre, qanin me lot mjerimi për detyrën që u kishin ngarkuar, të mbronin kryehajdutin e Tiranës. Ishin të gatshëm të hedhin kapelet dhe të bashkohen me ju. Ndaj dhe policia bashkiake, nga vjedhjet, krimet, nuk di vetë ku të fusë kokën, jo më të mbrojë Erion Veliajn.

Në sulm, në sulm, në sulm!

Këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.

Po ku ka forcë që i reziston fuqisë së qytetarëve të bashkuar. Kauzës së drejtë të tyre. Jeni të pashpresë!

Sado që dy komshinj me njëri-tjetrin, më të poshtër nuk i ka toka, por qytetarët janë të gatshëm në çdo kohë të merren me ju të dy.

Prandaj ua them këtë, lërini marrëveshjet, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu!

Mos e ço Tiranën aty ku nuk duhet se do jetë tepër vonë. Nuk ke vend më në bashki. Nuk mund të rrish më në bashki o faqezi se ke vendosur modelin e vjedhjeve 100 përqind.

Sot, një demokrat më dërgonte një mesazh. Më informonte se të gjitha dherat, të gjitha mbeturinat e tërmetit, këta hajdutë të shpërfytyruar i kanë depozituar pa asnjë qindarkë me urdhër të Erion Velisë.

Pra, vjedhja e tyre është katër kate dhe shkon gjithnjë duke u shumuar.

Tjetri më informonte se pallatet për qindra e qindra apartamente, nuk kanë paguar asnjë qindarkë sepse janë ndërtuar nga kompanitë duke u nxjerrë hajdutët leje ndërtimi, duke u shitur lejet e ndërtimit, me ndërtimin e pallateve njëlloj si Edi Rama pallatin e bashkëshortes pesëkatësh në pajë.

Miq!

Demokratët kanë humbur sot një nënë të mrekullueshme. Kanë humbur një grua fisnike. Një qëndrestare të pamposhtur gjithë jetën e saj, Nënë Bardhën. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së Nënë Bardhës, të afërmve, të gjithë komunitetit, të cilin ajo e nderonte aq shumë.

Miqtë e mi!

E premtja është nesër, ndaj dhe të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte. Të punojmë ditën dhe natën me qytetarët e Tiranës, me biznesmenët e Tiranës, me gjimnazet e Tiranës, me studentët e Tiranës. Të gjithë në sulm, në sulm dhe fitore! Hajna si këta nuk i ka toka!

Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.

Ata të premten do të të presin biletën.

Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.

Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.

Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.

Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco