Argita Malltezi: Zgjatja e hetimeve nga SPAK pa asnjë argument e provë! Qëllimi është të digjet mandati i Berishës

Argita Malltezi: Zgjatja e hetimeve nga SPAK pa asnjë argument e provë! Qëllimi është të digjet mandati i Berishës

11:08, 12/04/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi dhe avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha, dolën në një konferencë për shtyp për të argumentuar se zgjatja e hetimeve të SPAK për Berishën dhe Jamarbër Malltezin është marrë pa asnjë provë të re.

Malltezi tha se qëllimi është që të digjet mandati i Sali Berishës dhe të goditet opozita në një vit elektoral.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.

Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.

Duke qenë në fazë hetimi, lieri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu ehe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.

Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës.

Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në mandat dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco