Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Rama përdori shtetin për ekspozitat e tij, gjermanët ankohen për një pikturë

Rama përdori shtetin për ekspozitat e tij, gjermanët ankohen për një pikturë

12:15, 10/04/2024
A+ Aa A-

Një lajm nga Gjermania u bë viral në mbarë botën.

Sipas BBC, punonjësi i një galerie artesh në Gjermani u pushua nga puna pasi u zbulua se kishte varur punimin e tij në një ekspozitë.

Mediat gjermane shkruajnë se 51-vjeçari kishte hapur dy vrima në mur dhe kishte varur pikturën e tij.

Ngjarja u regjistrua në një galeri të njohur në Mynih.

Punonjësi i galerisë kishte shpresuar se do arrinte njohje dhe vlerësim për talentin e tij, por u pushua nga puna.

Po ashtu atij iu ndalua hyrja në këtë galeri përgjithmonë.

Lajmi u bë viral për të treguar edhe njëherë qasjen gjermane ndaj rregullave.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, nisi para disa vitesh një tur ndërkombëtar me ekspozita për punimet e tij.

Opozita e akuzoi se kishte vënë shtetin në dispozicion për të promovuar veten, ndërkohë që është një artist i dështuar.

Kulmi arriti kur ekspozita e tij në Hong Kong u sponsorizua nga kompania kineze CEFC, e njëjta kompani që del në dosjen e Charles McGonigal për Shqipërinë.

Këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka rezulton i punësuar në këtë kompani, ndërsa nuk dihet se çfarë kanë marrë kinezët në shkëmbim të sponsorizimit të ekspozitës.

Charles McGonigal është dënuar me burg për këtë dosje, kurse Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër i shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco