Blinken uron Shqipërinë: 15 vjet më parë ju ishit demokraci dhe partner serioz

Blinken uron Shqipërinë: 15 vjet më parë ju ishit demokraci dhe partner serioz

07:57, 02/04/2024
A+ Aa A-

Në përvjetorët e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe Kroacinë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken i ka dërguar një mesazh urimi të dy vendeve më 1 prill 2024.

Në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, z. Blinken shprehet:

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, i dërgoj urimet më të mira Shqipërisë dhe Kroacisë për 15-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin e demokracive tuaja jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë,” përfundon mesazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco